ASPEKTE TË SHPËRFAQJES SË KËNGËS DHE VALLES SË DASMËS GJAKOVARE NË RRJETET SOCIALE
Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11
Abstract
Ceremoniali i dasmës përgjithësisht është sintezë e artit me veprimtarinë praktike të këngës folklorike me muzikën, vallen, me lojërat popullore, urimeve me ritin, ceremoninë etj. Ceremoniali i dasmës përbën një lloj të teatrit folklorik, ku nëpërmjet përbërësve të mësipërm gjenerohet një kod simbolik i kuptueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, akteret e tij. Ai kumton ndryshimin e gjendjes sociale të çiftit bashkëshortor, kalimin e tyre në një stad e grup të ri social. Në ceremonialin e dasmës gjakovare dalloheshin gjurmë zakonesh e ritesh, të vjetra, jehonë e kohëra pagane, feve monoteiste, si dhe ndikime te huazura nga kulturat e huaja (përgjithësisht ajo orientale). Këto të fundit vinin nëpërmjet rrugëve e lidhjeve ekonomike, kulturore e politike që pati Gjakova me shumë vende, në rradhë të parë me qytetet e Shqipërisë por edhe më gjerë. Dasma shqiptare, sikundër çdo traditë tjetër e jetës zakonore ngërthen elemente të krahinës, krahas atyre që përbëjnë në thelb bërthamën e kulturës kombëtare. Andaj, gjatë shtruarjes, trajtimit dhe analizës së kësaj tradite zakonore familjare dhe shoqërore, do të ndeshemi me momentet ku vlerat marrin dimension krahinor por edhe gjithëkombëtar.
Authors and Affiliations
Krenar DOLI
SHMANGIA E PËRDORIMIT TË GJUHËS LETRARE SHQIPE NË MEDIAT SHQIPTARE
Mediat, si mjete bashkëkohore të shprehjes dhe komunikimit kulturor e gjuhësor, përbëjnë një nga hapësirat e detyrueshme ku shqipja standarde duhet të zotërohet e të promovohet. Me njësimin e shqipes në Kongresin e Drejt...
PROZA TREGIMTARE E KIM MEHMETIT
Kim Mehmeti është njëri prej më të veçantëve shkrimtarë të letërsisë shqipe në përgjithësi, siç edhe letërsisë shqipe në Maqedoni. Ai është i njohur si romansier, tregimtar, eseist, përkthyes e publicist, porse zhanri pë...
FJALA DHE FALJA NË KANUN. FJALËT URTA SI ÇËSHTJE TË PAREMIOLOGJISË
Fjalët e urta si çështje të paremiologjisë, mveshen me vlera filozofike, sociologjike, juridike, etike, etno-historike.“Urtësia” e tyre në përmbajtje, ka vlerën e një ligji të shkruarnë nene të veçanta të sistemeve jurid...
DIALEKTI SCHWYZERDÜTSCH DHE KARAKTERISTIKAT E TIJ
This article explains the case of the German Language in Switzerland as an ideal opportunity to understand the depth of Swiss German. Also, the articles briefs the different varieties of expression in Switzerland and the...
NJËSIMI I ALFABETIT GUR THEMELI PËR NJËSIMIN E GJUHËS DHE TË KOMBIT
Katër janë ngjarjet themelore kombëtare që kanë krijuar një shtrat të qëndrueshëm dhe koherent në njësimin e gjuhës dhe të kombit. Ato janë Kongresi i Manastirit, Kongresi i Elbasanit dhe Normalja, Komisia Letrare e Shko...