NDIKIMET POLITIKE NË KULTIVIMIN E TRASHËGIMISË KULTURORE SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11

Abstract

Grupet kryesore etnike në Maqedoni, mes tjerash, e ndajnë organizimin e përbashkët patriarkal të familjes. Prandaj, këto popuj jetojnë në parakushte të njëjta për sa i përket kultivimit të trashëgimisë kulturore, por përkujdesja institucionale e pafavorshme për shqiptarët ka bërë që në këtë fushë të ketë dallime zhvillimore midis etnive të ndryshme. Duke jetuar në këto qarqe të mbyllura ata kanë pasur shumë pak mundësi për të qenë të ndikuar nga jashtë dhe u kanë qëndruar besnik bindjeve të tyre të kultivuara me vite, të cilët shpeshherë konsiderohen si të prapambetura, të mbyllura ndaj ndryshimeve, plot me paragjykime dhe mosbesim, që në shumë raste konsiderohen të jenë në kufi të demokracisë. Duke marrë parasysh faktin që për shkak të fuqisë së dobët ekonomike dhe mundësive të pakta për zhvillim, shqiptarët e sidomos ata të Republikës së Maqedonisë të cilët kanë pasur shumë pak përkujdesje institucionale, shumë pak rëndësi i kanë dhënë trashëgimisë kulturore dhe ruajtjes dhe kultivimit të saj. Po ashtu nëse kësaj i shtohet edhe periudha e gjatë në të cilën shqiptarët e këtyre trojeve kanë jetuar nën pushtim apo trysni të sistemit politik komunist, mund lirisht të thuhet se trashëgimia kulturore është shumë e paktë e sidomos në formë të dokumentuar. Pjesa më e madhe e trashëgimisë kulturore është ruajtur përmes këngëve, gojëdhënave, rrëfenjave, siç janë ritualet e dasmës në rajone të ndryshme (Kërçovë, Kumanovë, Rekë e epërme), Pehlivanët në Studeniçan, Karnavalet e Bozovcës, si pjesë e trashëgimisë jomateriale. Trashëgimi materiale ka shumë pak dhe ndër to mund të veçojmë Shtëpinë e Kongresit të Manastirit, Kalanë e Tetovës dhe disa monumente të periudhës osmane. Përpos përpjekjeve të disa mediave që të aktualizojnë trashëgiminë kulturore dhe të ngritin vetëdijen e përgjithshme për rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të saj, nuk ekziston ndonjë Ligj apo rregullore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. As që ka ndonjë nismë për krijimin e koleksionit kombëtar të trashëgimisë së luajtshme, digjitalizimin e trashëgimisë kulturore në përmbledhje shënimesh, inventarizimin dhe dokumentimin digjital të trashëgimisë kulturore, apo masa të ngjashme. Ky punim ka për qëllim që me shembujt praktik që do të shtjellohen në të, të bëj një vështrim krahasues të gjendjes së trashëgimisë kulturore në Maqedoni para ndikimit të epokës digjitale dhe periudhës aktuale dhe të konstatojë nëse një ndikim i tillë ekziston dhe nëse ka arritur të sjell kultivimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në një nivel më të lartë dhe të jep propozime dhe udhëzime për përmirësimin e gjendjes së konstatuar.

Authors and Affiliations

Besa DOGANI

Keywords

Related Articles

NDIKIMET POLITIKE NË KULTIVIMIN E TRASHËGIMISË KULTURORE SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Grupet kryesore etnike në Maqedoni, mes tjerash, e ndajnë organizimin e përbashkët patriarkal të familjes. Prandaj, këto popuj jetojnë në parakushte të njëjta për sa i përket kultivimit të trashëgimisë kulturore, por për...

ESTETIKA NË EPOKËN DIGJITALE / PROTONIZMI DHE INTERNETI

Në fillim të shek. 21, me zhvillimin e hovshëm të kulturës virtuele, përmes shpërndarjes të internet komunikimeve, kërkohet pozicion krejt i ri për statutin e veprës artistike, pasi vepra artistike, është thellë e lidhur...

KONTRIBUTI I VOJISLLAV DANÇETOVIQIT PËR PRAPASHTESAT E EMRAVE TË SHQIPES ME KUPTIM ZVOGËLUES

Kumtesa që po shqyrtojmë ka të bëjë me kontributin e albanologëve të huaj për gjuhën shqipe, e veçanërisht me prurjet e Vojisllav Dançetoviqir për prapashtesat e emrave të shqipes me kuptim zvogëlimi, apo siç e quan ai “...

FIGURA E SKËNDERBEUT MES HISTORISË DHE LETËRSISË- (TREGIMI: ËNDRRA E SKËNDERBEUT) ME AUTOR GJIKË KUQALI

Gjikë Kuqali është autori i tregimit Ëndrra e Skënderbeut, një shkrimtar dhe dëshmor i Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Korçë dhe vdiq i pushkatuar nga nazistët në kampin nazist të Prishtinës. Me këtë tregim autori n...

RRETH STANDARDIT TË SHQIPES NË MEDIA

Ky punim ka për qëllim të trajtojë nivelin e zbatimit të standardit të gjuhës shqipe në media duke shpalosur disa nga shmangiet më të shpeshta nga norma e standardit të cilat shfaqen në gjuhën e shkruar të mediave elektr...

Download PDF file
  • EP ID EP656231
  • DOI -
  • Views 140
  • Downloads 0

How To Cite

Besa DOGANI (2019). NDIKIMET POLITIKE NË KULTIVIMIN E TRASHËGIMISË KULTURORE SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT. ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology, 6(11), 186-188. https://europub.co.uk/articles/-A-656231