PROJEKTIMI I PIKËPAMJEVE TË KONICËS NË TEKSTET E TIJ SI INTERTEKST

Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11

Abstract

Krijimtaria letrare e Faik Konicës, imponon një lexim të veçantë. Është e dukshme që nevojitet leximi paralel i veprave dhe se mund të nënvijëzojmë shënime eksplicite arkitekstuale dhe elemente autobiografike. Gjithashtu, vërehet që pos orientimit në situatën personale të krijuesit, e njëjta krijimtari jep disa modele të teknikave intertekstuale. Prandaj, ky punim mendohet të jetë sintezë e një leximi të vëmendshëm dhe e zbatimit praktik të teorisë së citatshmërisë dhe teorisë së intertekstualitetit. Lidhur me këto teori, në krijimtarinë letrare të Konicës, përpos arkitekstit, bie në sy edhe vënia e letrave në tekst që mund të shqyrtohet si prani e tekstit në tekst, tekstit të dytë brenda tekstit të pare kornizë dhe si citat i rremë. Pos shkrimeve tjera, “Shqipëria si m’u duk” jep mundësi për ta përkufizuar si çelës të zbulimit të preokupimeve, filozofisë, dilemave dhe botëkuptimeve të Faikut dhe personazhëve të veprave të tij. Meqë domethënia e veprës bëhet e plotë me referim në dy vepra tjera të po të njëjtit autor, mund të thuhet që nga terminologjia intertekstuale duhet të definohet si brikolazh. Përshtypjet e Konicës për Shqipërinë janë si përshtypjet e personazhëve të krijimeve prozaike të shkrimtarit. Duke i përgjithësuar raportet tjera intertekstuale, punimi do të ilustrojë edhe shembuj të formave të hipertekstualitetit dhe autocitateve.

Authors and Affiliations

Jehona Rushidi - REXHEPI

Keywords

Related Articles

PERIODIZIMI I LETËRSISË SHQIPTARE SIPAS KONCEPTIT TË AKADEMIK REXHEP QOSJES DHE QËNDRIMI NDAJRIKTHIMI TË TË “PËRJASHTUARVE” NGA LETËRSIA

Gjatë shekullit XX, janë bërë përpjekje të vazhdueshme për hartimin e një letërise shqipe, që nga fillimet e saj e deri në kohët e fundit. Në këtë kointekst, këta libra dhe autorë, kanë bërë përepjekje që të ndjanë në pe...

GJUHA E TË RINJVE NË RRJETET SOCIALE

Ky studim, i cili ka për objekt studimi gjuhën shqipe në rrjetet sociale kryesisht gjuhën tek të rinjtë , synon të jep një pamje të përgjithshme, sa më tërësore të shqipes së shkruar në rrjetet sociale. Gabimet drejtsh...

RRETH STANDARDIT TË SHQIPES NË MEDIA

Ky punim ka për qëllim të trajtojë nivelin e zbatimit të standardit të gjuhës shqipe në media duke shpalosur disa nga shmangiet më të shpeshta nga norma e standardit të cilat shfaqen në gjuhën e shkruar të mediave elektr...

ESTETIKA NË EPOKËN DIGJITALE / PROTONIZMI DHE INTERNETI

Në fillim të shek. 21, me zhvillimin e hovshëm të kulturës virtuele, përmes shpërndarjes të internet komunikimeve, kërkohet pozicion krejt i ri për statutin e veprës artistike, pasi vepra artistike, është thellë e lidhur...

PROBLEME TË STANDARDIT NË TERMINOLOGJINË TEKNIKE

Si formim leksikor special i veçantë që ndodhet në zhvillim të pandërprerë standardi në terminologjinë teknike përfshihet në standardin e gjuhës, sidomos në leksikun e saj, me një varg veçorish specifike, që lidhen me na...

Download PDF file
  • EP ID EP656187
  • DOI -
  • Views 165
  • Downloads 0

How To Cite

Jehona Rushidi - REXHEPI (2019). PROJEKTIMI I PIKËPAMJEVE TË KONICËS NË TEKSTET E TIJ SI INTERTEKST. ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology, 6(11), 108-112. https://europub.co.uk/articles/-A-656187