GABIMET DREJTSHKRIMORE DHE GRAMATIKORE NË DISA PORTALE
Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11
Abstract
Në të gjitha fushat gjuha kryen veprimin kryesor. Mirëpo e rëndësishmja është se si përdoret ajo. Me zhvillimin e teknologjive komunikative përdorimi i gjuhës ka pësuar edhe devijime. Duke i lënë anash bisedat e lira on-line në rrjetet e ndryshme sociale ku gjuha përdoret në mënyra dhe forma të ndryshme, gjuha poashtu nuk përdoret ashtu si duhet edhe nëpër media dhe portale të ndryshme. Edhe në këto fusha ku duhet të kemi një gjuhë të pastër dhe standarde hasim gabime drejtshkrimore, gramatikore, teknike etj. Në këtë punim rëndësi të veçantë do të kenë gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore në portalet on-line “Almakos” dhe “Lajmpress”. Gabimet që janë hasur në këto portale janë: - mungesa e shkronjës “ë” dhe “ç” (mungesa e këtyre dy shkronjave vjen si pasojë e shpejtësisë së shkruar, për arsye se këto dy shkronja mungojnë në tastier dhe është paksa më veshtirë për tu shkruajtur dhe zëvendësohen me shkronjën “e’ dhe “c”) ; - mungesa e shkronjës së madhe (p.sh. komuna e Sarajit, ministri i Arsimit etj.); - gabime gramatikore (mospërshtatja e fjalëve (p.sh. “qoftë që jetojnë Kroacia apo vendet tjera” në vend që të shkruhet “qoftë që jetojnë në Kroaci apo vende tjera” etj.). Gjatë këtij hulumtimi do ti shohim edhe shumë gabime tjera dhe fjalë që nuk i përkasin gjuhës standarde.
Authors and Affiliations
Zurijeta SALIU
ESTETIKA NË EPOKËN DIGJITALE / PROTONIZMI DHE INTERNETI
Në fillim të shek. 21, me zhvillimin e hovshëm të kulturës virtuele, përmes shpërndarjes të internet komunikimeve, kërkohet pozicion krejt i ri për statutin e veprës artistike, pasi vepra artistike, është thellë e lidhur...
CA REFLEKTIME GJUHËSORE PËR ECURINË E NATYRSHME TË SHQIPES
Pas sajimit të alfabetit të gjuhës shqipe me Kongresin e Manastirit, në vitin 1908, gjuha është zhvilluar natyrshëm dhe ashtu si çdo gjuhë tjetër e gjallë. Për një perkurs dhe studim të saj prej asaj kohe e këtej, neve s...
RRETH STANDARDIT TË SHQIPES NË MEDIA
Ky punim ka për qëllim të trajtojë nivelin e zbatimit të standardit të gjuhës shqipe në media duke shpalosur disa nga shmangiet më të shpeshta nga norma e standardit të cilat shfaqen në gjuhën e shkruar të mediave elektr...
KONTRIBUTI I VOJISLLAV DANÇETOVIQIT PËR PRAPASHTESAT E EMRAVE TË SHQIPES ME KUPTIM ZVOGËLUES
Kumtesa që po shqyrtojmë ka të bëjë me kontributin e albanologëve të huaj për gjuhën shqipe, e veçanërisht me prurjet e Vojisllav Dançetoviqir për prapashtesat e emrave të shqipes me kuptim zvogëlimi, apo siç e quan ai “...
VËSHTRIM I ZHVILLIMIT TË FUSHAVE TË DIJES DHE I TERMINOLOGJISË TEKNIKE SHQIPE
Shfaqja dhe zhvillimi i fushave të dijes kushtëzohen në radhë të parë nga nevoja që ndjen shoqëria për to dhe si të tilla janë në varësi të kushteve historiko-shoqërore, ekonomiko-sociale, kulturore e zhvillimi të shoqër...