KONTRIBUTI I VOJISLLAV DANÇETOVIQIT PËR PRAPASHTESAT E EMRAVE TË SHQIPES ME KUPTIM ZVOGËLUES

Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11

Abstract

Kumtesa që po shqyrtojmë ka të bëjë me kontributin e albanologëve të huaj për gjuhën shqipe, e veçanërisht me prurjet e Vojisllav Dançetoviqir për prapashtesat e emrave të shqipes me kuptim zvogëlimi, apo siç e quan ai “sufiksi diminutiv”. Çështja e fjalëformimit të shqipes është trajtuar nga guhëtarë të huaj dhe vendës edhe në të kaluarën. Për trajtimin e temave tilla, si dhe për shumë çështje të tjera albanologjike, mjafton të rikujtojmë sidomos kontributin e Gustav Majerit me veprën “Studime shqiptare”, Vjenë, 1883, Maksimilian Lambercit me veprën “Studime dialektore italo-shqiptare,”Getingen, 1924, Eqrem Çabejt me dorëshkrimin e veprës “Studime italo-shqiptare”, Vjenë, 1933, Gjergj Pekmezit me veprën “Gramatika e gjuhës shqipe”, Vjenë, 1908, si dhe shumë të tjerë, të cilët, kush më shumë e kush më pak, kontribuan në fushën e fjalëformimit dhe në fusha të tjera të dijes albanologjike. Përpos studimit të shqipes nga studiuesit vendës, prurjet për shqipen nga të huajt vazhduan deri ditët e sotme. Kësaj radhe veçuam ta shtjellojmë kontributin e Voisllav Dançetoviqit për sufiksin diminutiv të emrave të shqipes, pasi, siç ka vënë në dukje edhe vet autori, ky segment i fjalëformimit ishte trajtuar fare pak deri në vitet e 60-ta, ndoshta jo mjaftueshëm edhe sot.

Authors and Affiliations

Izmit DURMISHI

Keywords

Related Articles

SHMANGIA E PËRDORIMIT TË GJUHËS LETRARE SHQIPE NË MEDIAT SHQIPTARE

Mediat, si mjete bashkëkohore të shprehjes dhe komunikimit kulturor e gjuhësor, përbëjnë një nga hapësirat e detyrueshme ku shqipja standarde duhet të zotërohet e të promovohet. Me njësimin e shqipes në Kongresin e Drejt...

VËSHTRIM I ZHVILLIMIT TË FUSHAVE TË DIJES DHE I TERMINOLOGJISË TEKNIKE SHQIPE

Shfaqja dhe zhvillimi i fushave të dijes kushtëzohen në radhë të parë nga nevoja që ndjen shoqëria për to dhe si të tilla janë në varësi të kushteve historiko-shoqërore, ekonomiko-sociale, kulturore e zhvillimi të shoqër...

PROJEKTIMI I PIKËPAMJEVE TË KONICËS NË TEKSTET E TIJ SI INTERTEKST

Krijimtaria letrare e Faik Konicës, imponon një lexim të veçantë. Është e dukshme që nevojitet leximi paralel i veprave dhe se mund të nënvijëzojmë shënime eksplicite arkitekstuale dhe elemente autobiografike. Gjithashtu...

FEJA DHE KOMBI

Feja dhe kombi janë dy nocione sa përbashkuese, aq dhe përveçuese për grupime të ndryshme sociale, gjer dhe për individë të ndryshëm, ateistë ose jo. E para ka të bëjë më shumë me identitetin shpirtëror, i dyti e tejkalo...

PROZA TREGIMTARE E KIM MEHMETIT

Kim Mehmeti është njëri prej më të veçantëve shkrimtarë të letërsisë shqipe në përgjithësi, siç edhe letërsisë shqipe në Maqedoni. Ai është i njohur si romansier, tregimtar, eseist, përkthyes e publicist, porse zhanri pë...

Download PDF file
  • EP ID EP656172
  • DOI -
  • Views 175
  • Downloads 0

How To Cite

Izmit DURMISHI (2019). KONTRIBUTI I VOJISLLAV DANÇETOVIQIT PËR PRAPASHTESAT E EMRAVE TË SHQIPES ME KUPTIM ZVOGËLUES. ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology, 6(11), 79-84. https://europub.co.uk/articles/-A-656172